Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Vllaznia, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Teuta dhe Vllaznia luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi i Bledi Shkëmbit vjen me plot 7 pikë pas 3 ndeshjes në kampionat, dhe kërkon të vijojë një ecuri pozitive, ndërkohë që për këtë takim mungon sërish ylli i skuadrës, Sherif Kallaku.

Nga ana tjetër, Vllaznia e Jonuz, pas humbjes me Tiranën javën e fundit, kërkon të kthejë fytyrën, dhe në Durrës shkon padyshim për një rezultat pozitiv.

 

LIVE | Teuta-Vllaznia 0-0

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Vllaznia 0-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

43’ Nga goditja e dënimit, Avdyli kroson. Topi devijohet nga Vila dhe shkon te Arapi, që e shtyn në fundin e rrjetës, por anësori Rejdi Avdo e anulon për pozicion jashtë loje.

42’ Karton i verdhë për Ramadanin, që ndal Vilën në një aksion të shpejtë.

41’ Nikaç kërcen fort me kokë, dhe tenton portën e Sherrit, por gardiani i vëmendshëm ndal gjithçka.

37’ Todorvski kërcen mbi Shtubinën, dhe dëmtohet numri 10 i shkodranëve, por ngrihet gjithsesi.

30’ Vazhdon të qarkullojë topin Teuta, ndërkohë që Vllaznia pret në gjysmëfushën e saj.

26’ Krosim i lartë nga e majta, në zonë është Nikaç që nuk e kap me kokë, dhe topi shkon te Vecaj. Shkodrani godet me të majtën, por Sherri ndal goditjen, që ishte e lehtë.

23’ Rustem Hoxha shkakton faull për Sinjon e Vllaznisë në të majtë të zonës. Goditje dënimi për ekipin e Jonuz.

19’ Top i gjatë për Shtubinën, por Frashëri i vëmendshëm del dhe largon rrezikun.

14’ Lika nis Gurishtën në të djathtë, mbrojtësi harkon, por devijohet e në vazhdimin e aksionit, miqtë humbasin topin.

11’ Kartoni i parë i verdhë Herald Marku ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar në mesin e fushës ndaj Vilës.

9’ Goditja e parë nga këndi edhe për shkodranët.

7’ Rast fantastik për Arapin. Nga goditja e këndit, Arapi gjendet i vetëm me topin para porte, por nuk e çon dot në fundin e rrjetës.

6’ Avdyli provon nga godtija e dnëimit shumë larg, por topi devijohet dhe vjen goditja e parë nga këndi për vendasit.

4’ Aleksi nis Vilën në krahun e djathtë, por shumë i fortë topi dhe përfundon për kuqeblutë.

1′ Nis takimi në Durrës.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Klubi i Serisë A nuk heq dorë nga Icardi, gati 50 milionë euro për ish-kapitenin e Inter-it

Delo.autor

NDESHJA E SË PREMTES/ Pse kaq shumë frikë për sfidën Shqipëri-Izrael?

Isa.Autor

VIDHET SHTËPIA E CRISTIANO RONALDOS/ Hajduti merr gjërat më me vlerë të futbollistit

Delo.autor

Leave a Comment