Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Flet trajneri Lerda: Tani e kam gati Partizanin tim, në Kurbin do…

Franco Lerda nuk mund të ketë më asnjë justifikim për Partizanin e tij, që në këtë javë të katërt të Superiores, do të luajë në transfertë me Laçin.

Trajneri italian e pranon se skuadra është në gjendje optimale dhe se pauza e kampionatit i ka shërbyer maksimalisht për gjendjen fizike pas një kalendari të ngjeshur të fillimsezonit.

Pauzë e vlefshme: “Periudha e pushimit ishte e domosdoshme për skuadrën, e cila është kolauduar plotësisht. Duke ditur se vinim pas një kalendari të ngjeshur, ky pushim ishte mjaft i dëshirueshëm. Mos harroni se kemi luajtur 3 ndeshje në pak ditë. Për shkak të kësaj ngarkese nuk e zhvillonim dot stërvitjen siç dëshironim”.

Sfida me Laçin: “Na pret një ndeshje e vështirë, duke e njohur ambientin në këtë transfertë. Do të luajmë në një fushë mjaft të vështirë, e konstatova këtë edhe në miqësoren para fillimit të kampionatit. Duhet t’i marrim mirë masat. Mendoj se na ka shërbyer ajo miqësore me Laçin, pasi kemi pasur mundësi të testonim skuadrën, por edhe lojtarët. Ne e kemi përgatitur këtë sfidë, siç përgatisim çdo ndeshje, duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. E përsëris, në Laç do të gjejmë një ambient mjaft të nxehtë”.

Mungesat: “Përveç Solomonit, që është i skualifikuar me kartonë, do të vuajmë edhe mungesën e Melos. Ai ka shfaqur probleme fizike dhe nuk do të jetë gati për nesër”.

Starova: “Besoj se çdokush e njeh mjaft mirë skuadrën tonë, jo vetëm trajneri i Laçit, që e ka drejtuar disa herë më parë Partizanin”.

Gola me pikatore: “Po e stërvis skuadrën për të qenë më tepër e fokusuar në fazën sulmuese. Do të doja të shënonim edhe më shumë gola. Rastet i kemi pasur, por i kemi shpërdoruar. Të korrigjohemi në këtë drejtim dhe të shënojmë më shumë në ndeshjet e ardhshme”.

Partizani i Lerdas: “Sigurisht, tashmë e njoh mjaft mirë skuadrën. E kam nisur punën me skuadrën që u shpall kampione sezonin e kaluar, përfshirë Bardhin dhe Atandën. Ky i fundit nuk është më pjesë e skuadrës, ndërsa Bardhi ishte i dëmtuar. Gjatë rrugës erdhën lojtarë si Solomon, Romero, Braun, që nuk e kishin kondicionin e duhur fizik. Vetëm në këtë moment mund të them se gjendja fizike është atje ku dëshirojmë. Grupi është më i plotë, ndaj pres suksese në javët në vazhdim”.

Objektivi ndaj Laçit: “Nuk do të firmosja për barazim. Unë e përgatis skuadrën që të marrë maksimumin. Barazimin nuk do ta pranoja as ndaj një skuadre më të fortë në botë. Edhe nëse do të kem 1% mundësi që ta fitoj ndeshjen, dua ta shfrytëzoj atë në maksimum”.

Related posts

GRUSHTE NË MIQËSOREN NDAJ BYLIS/ Reagon klubi i Kukësit: Situata doli jashtë kontrollit, trajneri vendosi të…

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Kapiteni Chiellini “shpërthen” 35 qirinj, ja urimi që i bën Juventus (FOTO)

Delo.autor

PROTAGONIST NË KROACI/ Goli i Sahitit në minutën e 94-t nuk mjafton, Hajduk eliminohet nga Europa (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment