Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër interesante, teksa bardheblutë vijnë si favoritë në letër, përballë një Skënderbeu me shumë probleme këtë sezon.

Skuadra e Memës do të kërkojë të vijojë ecurinë poztive në kampionat, pas 2 fitoresh dhe një barazim, ndërkohë që korçarët vijnë pas humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Bylisit.

Për sa i përket sfidave të sezonit të kaluar, në 4 përballjet mes tyre, 2 herë kanë fituar bardheblutë, ndërkohë që 2 sfidat e tjera janë mbyllur në barazim 1-1.

TIRANA-SKËNDERBEU 1-1

Ngo 45+2′ (p) / Pollozhani 66′ 

KOMENTI LIVE:

66′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”, Pollozhani gjen rrugën e rrjetës! Pas një krosimi të bukur të Gripshit, mbrojtësi është ngritur bukur brenda zonës, duke shënuar golin e parë në portën bardheblu!  

62′ Drithërima në portën e Tiranës, Bakaj eviton një autogol pas devijimit të Imamit.

58′ Pranë golit të dytë Tirana me Ngo. Pas goditjes së Kobina, nuk arrin dot sulmuesi anglez të zgjatet për të devijuar topin drejt rrjetës.

52′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

51′ Vendimtar grushtimi i Enea Koliçit, i cili shpëton Skënderbeun nga pësimi i golit të dytë.

49’ Doka provon nga distanca, por Koliçi tregon reflekset dhe largon rrezikun në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë. Hasani provon të surprizojë me një roveshatë, por gjuajtja e shkodranit shkon jashtë kuadratit.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ia premtuan Barzaglit për ditëlindje, ja kur do të rikthehet Pogba…

Delo.autor

Formula 1/ Red Bull i pakapshëm në Azerbajxhan, Vettel shumë larg pritshmërive

Sadik.Autor

PAS 10 MINUTASH LOJË/ VAR-i ndihmon Bayern, Lewandowski zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment