Futboll Seria A Sport

“KUPA ËSHTË E JONA”/ Leao: Fitorja me Interin na dha adrenalinë, Milani do të bëjë më shumë se kaq

Në fillim ta nisim me dy statistika, të cilat konfirmojnë formën fantastike, fenomenale që Rafael Leao ka treguar deri tani: Ka shënuar 9 gola në të gjitha kompeticionet, një shifër kjo që nuk e kishte parë asnjëherë në karrierën e tij, deri në fund të sezonit, jo më deri në këtë pjesë të tij.

Dhe mbi të gjitha, ai ka qenë protagonist në 14 gola të kuqezinjve deri në këtë pjesë të vitit futbollistik, duke u shtuar 9 golave personalë edhe 5 asiste, numra këto që e bëjnë jo vetëm një të pazëvendësueshëm për skemat e Stefano Piolit, por një lojtar universal dhe një lider të ardhshëm të Milanit, nëse vazhdon që të mbajë dhe të përmirësojë ritmin aktual.

Shkurt, Paolo Maldini dhe Stefano Pioli me të drejtë vendosën që t’i japin edhe një tjetër shans këtë sezon Leaos për ta mbajtur në skuadër, pavarësisht se kundrejt tij kishte një mori me oferta, qoftë edhe për një huazim.

Por, me punë dhe me besimin që ka ndjerë nga trajneri dhe klubi, 22-vjeçari ishte një “killer” mbrëmë ndaj Lacios:

“Derbi na kishte karikuar maksimalisht, pasi fituam një ndeshje shumë të rëndësishme për renditjen dhe luftën për titull në Serinë A, ndaj kundër Lacios kishim shumë adrenalinë për të shfryrë në fushë, siç e treguam.

Bëmë që në minutat e para një punë të jashtëzakonshme dhe mendoj se rezultati më në fund ishte më shumë sesa i drejtë. Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ishte një objektiv yni, por nuk është se duam të ndalemi këtu, – shprehet Rafael Leao pas ndeshjes.

– Madje, Kupa është trofeu më i lehtë që ne mund të arrijmë, duke qenë se për triumfuar na duhen vetëm 3 ndeshje si kjo me Lacion, ndonëse deri në pritje të dy gjysmëfinaleve me Interin do të ketë kohë që të mendojmë për ato.

Tani ideja është që të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë, t’i japim vazhdimësi rrugëtimit tonë dhe të triumfojmë edhe këtë fundjavë në kampionat. Unë jam këtu për të shënuar, por edhe për të furnizuar shokët me asiste, por të jeni të sigurt se mund të bëj edhe më shumë se kaq”, u shpreh portugezi i Milanit.

Related posts

ALARM TEK VLLAZNIA/ Tetë të prekur me Koronavirus. Ja çfarë do ndodhë ditën e sotme

Delo.autor

VJEN NJË TJETËR FITORE/ Spanja pranon sportistët dhe simbolet e Kosovës

Isa.Autor

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

Leave a Comment