Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Starton sfida Vllaznia-Skënderbeu

Po luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Mirsad Jonuz vijnë në këtë përballje pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ndërkohë që bardhekuqtë e Ilir Dajës, triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Teutës, të shtunën e kaluar.

Në 5 javët e para të kampionatit, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 9 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që kuqeblutë janë pozicionuar në vendin e 7-të me 6 pikë.

Për sa i përket formacioneve, nuk mungojnë surprizat nga të dyja kampet, teksa si Jonuz ashtu dhe Daja nuk kanë pasur në dispozicion kontingjentin e plotë të lojtarëve.

LIVE| VLLAZNIA-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

Related posts

E TRISHTË/ Aksidenti me makinë rezulton fatal, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Delo.autor

PSG MBETET NË MAJË TË EUROPËS/ Fiton me penallti ndaj Arsenalit në finalen e Champions

F.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Manchester City gati ofertën për yllin e La Liga-s…

Delo.autor

Leave a Comment