Futboll Premier League Sport

MADDISON HEROI I NDESHJES/ Leicester përmbys ndaj Tottenham dhe mban vendin e dytë në Premier (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja mes Leicester dhe Tottenham e vlefshme për javë e 6-shtë të Premier League.

Leicester arriti që të fitojë me përmbysje (2-1) këtë takim, duke siguruar 3 pikë të rëndësishme.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua në minutën e 29’, me golin e realizuar nga, Harry Kane.

Leicester arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 69’, me anë të Ricardo Pereira.

Goli i përmbysjes që pati vlerën e tri pikëve për Leicester erdhi nga lojtari premtues, James Maddison, i cili realizoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

Në këtë ndeshje u anulluan dhe dy gola nga sistemi VAR.

Me këtë fitore, Leicester mban përkohësisht vendin e dytë në Premierligë, me 11 pikë të grumbulluara.

Tottenham nga ana tjetër zbret në vendin 5, me vetëm 8 pikë në gjashtë ndeshje.

Related posts

SFIDA NDAJ ANGLISË/ “Kuqezinjtë” në një kampus universitar, ja ku do stërviten në vend të “Wembley” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Nurkovic bën heroin, Muzaka dhe Gavazaj debat për penalltinë

Sadik.Autor

GRATË E FUTBOLLISTËVE NË GJYQ/ Çfarë fshihet pas historisë së “çmendur” dhe padisë që mund t’u kushtojë 3 milionë dollarë

F.autor

Leave a Comment