Sport Të tjera

MAHNIT NË BOTËRORIN E ATLETIKËS/ Luiza Gega mbyll e nënta në botë dhe rekord kombëtar (FOTO)

Luiza Gega garoi mbrëmjen e sotme në finalen e garës 3000 metra me pengesa, Botërorin e Atletikës që po mbahet në Doha të Katarit.

Finalja e zhvilluar, u dominua nga fillimi e deri në fund, nga atletja keniane, Beatris Çepkoeç, që i mbylli 3 kikolemtrat e para, në kohën 8 minuta, 57 sekonda e 84 të qindtat. E dyta u rendit amerikania Koburn, ndërsa e treta gjermania Krause.

Luiza Gega nuk mundi gjatë garës që të bashkohej me grupin kryesues, dhe garimin e saj e mbylli në vendin e 9-të, me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat. Me këtë kohë, Luiza Gega vendosi edhe një rekord të ri kombëtar, pasi më parë ai ishte 9 minuta dhe 22 sekonda.

Kjo ishte gjithsesi një arritje e madhe për Gegën, pasi kishte objektiv arritjen e finales, dhe kjo ishte historike, sepse u bë atletja e parë që merr pjesë në garën finale të një Botërori atletike.

bandicam 2019-09-30 21-01-33-372

Related posts

Napoli në “telashe” për Hysaj/ Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga klubi spanjoll

Sadik.Autor

ALAVES-BARCELONA/ Griezmann hesht kritikët me golin e shënuar, ja “MAGJIA”… (VIDEO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KOEMAN/ Oferta të mëdha nga Premier League për super yllin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment