Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Laçi ndal pa gola Partizanin në aktin e parë çerekfinal, Egnatia fiton 1-3 në Ballsh

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale. Në Laç vendasit ndalën 0-0 Partizanin, edhe pse kurbinasit luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se 70 minuta pas daljes me karton të kuq të Indrit Prodanit.

Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 1-3 nga Egnatia. Serxho Ujka dhe Daniel Uoltlia shënuan në pjesën e parë për rrogozhinasit, teksa Kasa trefishoi gjatë fraksionit të dytë. Për Bylisin goli i Ruçit ishte një shenjë shprese për ndeshjen e kthimit.

Kujtojmë se kjo fazë është me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do zhvillohem më 26 shkurt.

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal – Ndeshjet e para:

E mërkurë, 05 shkurt 2025

13:30 Bylis 1-3 Egnatia

13:30 Laçi 0-0 Partizani

17:00 AF Elbasani – Vllaznia

E enjte, 06 shkurt 2025

17:00 Dinamo – Skënderbeu

Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt

Related posts

FERENCVAROS-JUVENTUS/ Është vetëm 2 gola larg tij, Ronaldo kërkon lavdi në shtëpinë e Pushkashit

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona futet në garë për akordin e Pogbas, agjenti Raiola nis bisedimet

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Mesfushori Olivia reagon ndaj “Zikaltërve” me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment