Futboll Premier League Sport

“MBRETI” I PASIMEVE NË ITALI/ Guardiola “piketon” mbrojtësin e Inter…

Xhins Stons ndodhet i ndalur në “bokse” dhe pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë. E njëjta gjë vlen edhe për Ajmerik Laporten. Ja si shpjegohet arsyeja përse Mançester Siti, për të synuar Ligën e Kampioneve, do të ketë nevojë për të ndërhyrë në merkaton e janarit.

Pep Guardiola u ka kërkuar specifikisht drejtuesve një qendërmbrojtës të ri: emri i piketuar nga trajneri spanjoll, sipas mediave britanike, është Milan Shkrinjar. Pra, interesi i “qytetarëve” për sllovakun nuk është ftohur dhe një tjetër ofertë mendohet t’i paraqitet Interit në seksionin dimëror.

Klubi zikaltër, në krahun tjetër, nuk do të lirohej lehtësisht nga 24-vjeçari (veçanërisht në mesin e sezonit) dhe është gati t’u mbyllë derën anglezëve, pavarësisht se propozimi i Mançesterit flitet të jetë “i parefuzueshëm”. Mes të tjerash Shkrinjar rinovoi vetëm pak kohë më parë kontratën deri në vitin 2023.

STATISTIKA – Ndërkohë, sipas një statistike të agjencisë sportive “Whoscored”, mund të kuptohet lehtësisht edhe arsyeja se përse Guardiola ka vendosur pikërisht Milanin në krye të listës së dëshirave. Jo vetëm prej fizikut prej kolosi, por edhe prej aftësisë së tij për të pasuar.

Pasi, sllovaku, në fakt, është mes qendërmbrojtësve me më shumë vazhdimësi në rendiment në Serinë A: nga fillimi i sezonit 2018-’19, i pari si interist, ka kryer më shumë pasime (2359) se çdo mbrojtës tjetër i kampionatit italian. Dhe Pep njihet për “tiki-takan”.

Related posts

BOTËRORIT RREZIKOHET T’I MUNGOJNË NJË EKIP YJESH/ Ja lojtarët më të mirë që nuk do të luajnë në Katar

F.autor

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Arsenal “peshkon” tek Kampionët e Francës, gati 25 milionë euro për sulmuesin…

Delo.autor

VIDEO/ Watford kalon në avantazh, Chelsea me 10 lojtarë

Q.Autor

Leave a Comment