Futboll La Liga Sport

MENDON PËR SULMIN E SË NESËRMES/ “Katalanasit” vëzhgojnë sulmuesin e Milanit…

Te Barcelona kanë nisur të mendojnë për të nesërmen dhe për sulmin i cili këtë sezon lë për të dëshiruar.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, katalanasit kanë nisur të vëzhgojnë sulmuesin e Milanit, polakun Kristof Piontek, i cili këtë sezon nuk kalon një formë të mirë, por potencialin e tij e ka treguar në jo pak raste.

Luis Suarez po dëmtohet më shpesh ashtu si Mesi dhe klubi kërkon të ketë një stol të fortë në rast nevoje.

Klubi katalanas është gati të japë 50 milionë euro për të dhe në rast se Milani nuk pranon të hyjë në bisedime, atëherë sytë do të kthehen nga sulmuesi i Lajpcigut Timo Verner, vlera e të cilit është as më shumë e as më pak se 70 milionë euro.

Related posts

VENDOS TË ARDHMEN YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ Ander Herrera: Nuk ka marrëveshje rinovimi, do të…

Delo.autor

BOTËRORI/ “Murtaja” e dëmtimeve bën kërdinë te Franca

F.autor

Magji e Di Maria, Argjentina vendos baraspeshën ndaj Francës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment