Futboll Shqipëri Sport

DOPIETË DHE ASIST/ Mesfushori Rroca fenomenal në kampionatin turk. Ja vlerësimi pas ndeshjes…

Dy gola dhe asist në përballjen e sotme të kampionatit. Eduart Rroca ishte heroi i Istanbulsporit, në triumfin që skuadra turke arriti në transfertë ndaj Samsunspor, me rezultatin 0-3, në sfidën e vlefshme për javën e javën e 5-të të Ligës së parë turke, duke ngjitur skuadrën e tij në krye me 12 pikë në 5 ndeshje.

Ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit, realizoi dopietë në minutat 52 dhe 58-të, ndërkohë që asistoi te goli i tretë i realizuar nga Isah në fundin e ndeshjes. 27-vjeçari u zgjodh padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën 8.9, nga faqja e specializuar për statistikat e futbollistëve “Sofascore”. Në 4 tentativat drejt portës shqiptari 2 i dërgoi në rrjetë. Përgjatë 90 minutave, Rroca e preku 45 herë topin.

STATISTIKAT DHE VLERËSIMI SIPAS “SOFASCORE” PËR PANORAMA SPORT:

 

Related posts

Interi kërkon të vijojë serinë e fitoreve, zbuloni formacionet zyrtare në ndeshjen ndaj Fiorentinës

Isa.Autor

NAPOLI SHPALLET KAMPIONI I ITALISË/ Dy gola ndaj Kaljarit i vendosin vulën mrekullisë së Kontes

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment