Futboll Premier League Sport

TROFE OSE “DIVORC”/ Manchester United ka gati emrin surprizë nëse ikën Solskjaer

Manchester United do t’i besojë stolin trajnerit Thomas Tuchel në rast se vendoset shkarkimi i trajnerit aktual Ole Gunnar Solskjaer. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Edhe pse Solskjaer ka një kontratë me “djajtë” firmosur më herët këtë vit, mungesa e rezultateteve mund të çojë në një divorc të parakohshëm të norvegjezit. Ndërkohë që, Manchester ka shtuar interesin për trajnerin aktual të PSG-së, Thomas Tuchel.

Manchester United aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në renditje, me 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, një start jo fort pozitiv i Premier League. Duket se drejtuesit e United mendojnë se Tuchel do të ishte zëvendësuesi ideal.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E “LUFTËTARIT”/ Mendez: Nëse Khabib rikthehet e rimerr shumë kollaj titullin kampion

Delo.autor

DE ROSSI PRANË RIKTHIMIT NË FUTBOLL/ Ish-lojtari i Romës pritet të ulet në pankinën e skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

OPERACIONI “FSHESA”/ Kukësi hap derën për largimet, i piketuar edhe heroi i ndeshjes ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment