Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ U aksidentua në Silverstone, mjekët marrin vendimin për pilotin italian

Piloti italian Andrea Dovizioso do të jetë rregullisht në pistë në garën e Çmimit të Madh të San Marino, garë e cila zhvillohet më 15 shtator në pistën e Misano. Piloti i Ducati u aksidentua një javë më parë, në pistën e Silverstone, pas një kontakti me motorin Yamaha Petronas të Fabio Quartararo, në kthesën e parë të garës.

Dovizioso u dëmtua rëndë, pasi “fluturoi” në ajër dhe në fund u rrëzua me shpinë në asfalt. Madje motori i tij mori flakë. Piloti humbi edhe kujtesën për disa moment, u transportua në qendrën spitalore të pistës e më pas në spital për kontrolle më të detajuara.

Gjithsesi, mjekët e Moto GP, pas testeve të kryera në Misano, dhanë sot “OK”-in që italiani të garojë më 15 shtator, pasi nuk ka shqetësime fizike. Duket se koha 3-javore nga gara e Anglisë në atë të San Marinos ka ndihmuar Dovizioso të rikuperojë nga dëmtimet e lehta.

Related posts

E ARDHMJA E KAMPIONATIT VIHET NË RREZIK TË MADH/ 16 lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Delo.autor

“ZGJON” MEMORIEN E TIFOZËVE TË ITALISË/ Trajneri Mancini: Para një jave e dini të gjithë se ç’ndodhi (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Florentino Perez arrin marrëveshjen me yllin e Tottenham…

Delo.autor

Leave a Comment