Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDESHJA NDAJ FRANCËS/ Zbulohet surpriza e Edy Rejas me Roshin, ja risia

Kuqezinjtë do të zbresin pas pak orësh në fushë për përballjen me kampionët e botës dhe trajneri Edi Reja duket se ka kristalizuar gjithçka referuar formacionit që do të mundohet t’u bëjë ballë “Gjelave”.

Burime pranë stafit të përfaqësueses kanë bërë me dije për “Panorama Sport”, se tekniku italian ka përgatitur një surprizë për 11-titullarët. Odise Roshi pritet të jetë risia, teksa do të rreshtohet ai në të majtë.

Deri ditën e djeshme, alternativat për këtë rol kanë qenë ato të Ermir Lenjait, i cili e ka nisur shkëlqyer sezonin në Zvicër dhe Egzon Binakut, por duket se trajneri kërkon t’i besojë eksperiencës dhe ta nisë aty ku mbaroi ndaj Moldavisë: Roshi u fut si zëvendësues dhe asistoi për Cikalleshin.

Fieraku do të jetë në linjën e majtë, për të tentuar jo vetëm detyrat mbrojtëse, por pse jo me shpërthimet e tij që të surprizojë vendasit.

Related posts

NJË AUTOGOL QESHARAK NË AMERIKË/ Ish-shoku i Hykës bëhet hit në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA NDAJ PSG/ Wenger: Për Arsenalin do jetë shumë e vështirë, përball do ketë një skuadër të fortë

F.autor

Pogba dhe Rashford janë të pashitshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment