Futboll Kategoria Superiore Sport

NDIZET ALARMI TEK PARTIZANI/ Mesfushori vlonjat në dyshim për derbin, probleme edhe për…

Bruno Telushi alarmon Partizanin para ndeshjes me Tiranën. Edhe dje mesfushori vlonjat është stërvitur i diferencuar nga grupi dhe nën kujdesin e stafit mjekësor. Të kuqtë kanë zhvendosur përgatitjet në kompleksin “Internacional” në Pezë, teksa dje trajneri Franko Lerda ka punuar më shumë nga ana taktike me grupin.

Pavarësisht rezultateve jo të mira të javëve të fundit, harmonia te të kuqtë konfirmohet në stërvitje. E mërkura është shoqëruar me një klimë mjaft pozitive, ku angazhimi ka qenë maksimal, ndërsa nuk kanë munguar as batutat.

“Panorama Sport” ndoqi nga afër atë që të kuqtë bënë për 180 minuta në fushën me bar artificial. Trajneri italian u fokusua në aspektin e ndërtimit të aksioneve sulmuese dhe të shënimit të golit.

STARTI

Seanca ishte parashikuar për të nisur në orën 10:00, por të kuqtë kishin ardhur në kompleksin sportiv “Internacional” që në 08:30. Stafi teknik, me në krye trajnerin Lerda kanë qenë të parët që kanë zbritur në fushë, ndërsa kanë bërë gati edhe bazën materiale dhe atë didaktike.

dejan boldor

Ndërsa në 09:30 të gjithë lojtarët kanë zbritur të gjithë në fushë, me përjashtim të qendërmbrojtësit rumun, Deian Boldor, që vuan një dëmtim dhe vazhdon të bëjë ende terapi. Pas një fjalimi të shkurtër të trajnerit Lerda, stërvitja nisi me disa ushtrime gjimnastikore. Më pas ekipi u fut direkt në “temë”, pasi trajneri punoi taktikisht në kushte loje me ekipin të ndarë në grupe.

TELUSHI

Mesfushori vlonjat bëri vetëm vrapime rreth fushës në seancën e djeshme, duke konfirmuar edhe një herë se goditja që ka marrë në kavilje nuk është aq e lehtë dhe rrezikon seriozisht praninë në derbin e të dielës. Vazhdimisht Telushi ishte nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

telushi (1)

Pasi ka kryer tre xhiro rreth fushës, ai është ndalur në praktikimin e disa ushtrimeve me këmbën e majtë. Megjithatë, vlonjati nuk dorëzohet, madje është optimist se deri të dielën do të jetë në gjendjen më të mirë. “Kam shumë dëshirë të mos e humbas derbin. Po përgatitem duke marrë udhëzimet e mjekut dhe të fizioterapistit. Shpresoj të jem i gatshëm deri të dielën”, tha Telushi për gazetën.

Related posts

Klopp: Largimi i Gotze nga Dortmund, më goditi rëndë!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Real Madridi avancon tratativat me Antonio Conten

Isa.Autor

“AI ËSHTË NJË LUAN…”/ Pioli jep lajmin e madh për Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment