Futboll Seria A Sport

“NDIZET” DERBI I ITALISË/ Juventus kërkon që titulli i 2006 t’i hiqet “Zikaltërve”

Në prag të derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, bardhezinjtë e kanë ndezur edhe më shumë sfidën, pasi kanë vendosur të apelojnë në Kolegjin e Garancive Sportive, çështjen e titullit të sezonit 2005-2006.

Kanë kaluar plot 13 vite nga koha e “Calciopoli”-t të famshëm, që përfundoi më zbritjen e Juventusit në Serinë B dhe dhënien e titullit të sezonit 2005-2006 Interit, por bardhezinjtë nuk janë pajtuar asnjëherë me këtë vendim.

Që prej asaj kohe drejtuesit juventinë kanë zhvilluar një betejë të gjatë ligjore, për të marrë mbrapsht 3 titujt e hequr pas “Calciopoli”-t, por pretendimet e tyre janë rrëzuar në të gjitha instancat.

Tentativa e fundit në Kolegjin e Garancive Sportive, në fakt nuk synon marrjen mbrapsht të titullit, por heqjen e tij nga Interi, për të mos iu dhënë asnjë skuadre, ashtu si u veprua me titujt e sezoneve 2003-2004 dhe 2004-2005.

Kujtojmë që të dielën në mbrëmje, në “San Siro” do të zhvillohet përballja mes Interit dhe Juventusit, një sfidë ku të dy skuadrat do të tentojnë triumfin në fushën e lojës, në një sezon ku zikaltrit e kanë nisur pak më mirë.

Related posts

VAZHDON MALLKIMI TEK MILANI/ Dëmtohet edhe ylli tjetër i sulmit, Pioli me 6 mungesa ndaj Verona-s

Delo.autor

SUEDI-PORTUGALI/ Kampionin e Europës startojnë me Ronaldon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Situatë “e çuditshme” në Austri, vendos në rrezik miqësoren e luksit

Sadik.Autor

Leave a Comment