Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Ja pse De Ligt nuk u transferua tek Barcelona

Lojtarët e Barcelonës dhe mediat sportive katalanase nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.

“Mundo Deportivo”, është  media e cila qëndron më afër skuadrës dhe para disa ditësh ka bërë një shkrim për lojtarët, të cilët marrin më shumë iniciativa se sa u takon duke vendosur në emër të klubit.

Ky medium zbulon prapaskenat e çështjes së De Ligt dhe shkaqeve të vërteta, përse holandezi nuk ka shkuar në Barcelonë.

Siç zbulon kjo media, Barcelona me lojtarin kishin një marrëveshje mes tyre, e cila u prish pas një takimi të rastësishëm, që pati holandezi me Pike në Bahamas, gjatë pushimeve.

Flitet së ky takim nuk i ka lënë përshtypje aspak të mira De Ligtit, i cili më vonë firmosi me Juven.

“Mundo Deportivo” akuzon në këtë rast Pikenë se i tejkalon kompetencat dhe i prish punë klubit.

Related posts

Nëse Griezmann nuk vjen, Barcelona përgatit sulmin për yllin e Chelsea

Sadik.Autor

Atletico i shmanget Realit, i ofrohet Barcelonës

Q.Autor

E ARDHMJA E DE JONG TEK BARCELONA/ Zbulohet klauzola anti-PSG në kontratë, frikë nga precedenti….

Delo.autor

Leave a Comment