I pakategorizuar

NDRYSHON RREGULLOJRA/ Kush trukon ndeshje, bie nga…

Skandali i rëndë që përfshiu futbollin belg ku u vërtetua se klubi i Meshelen kishte trukuar ndeshje, bëri që Liga e Futbollit të ndryshojë rregulloret e saj.

Për shkak të një paqartësie mbi afatet në rregullore, klubi u lejua që të qëndronte përsëri në elitën e futbollit belg, edhe pse të gjitha klubet e tjera ishin kundër një situate të tillë.

Në këto rrethana, Liga Profesioniste në Belgjikë është mbledhur dhe ka ndryshuar rregulloren sa i përket ngjarjeve të tilla.

“Një gjë e tillë nuk do të ndodhë më”, premtoi shefi ekzekutiv i Ligës, Pierr Fransua.

Sipas normës së re, çdo klub i cili vërtetohet se është përfshirë në manipulimin e qoftë edhe një ndeshje, dënohet direkt me rënien nga kategoria, si dhe do të marrë një gjobë të rëndë financiare duke i hequr një pjesë të madhe të të ardhurave nga e drejta televizive për sezonin.

“Do të jetë gjithmonë e mundur të aplikohen rregulla të tilla. Do të monitorohet çdo sanksion i mundshëm pasi ende nuk e kuptojmë se pse Meshelen nuk mund të bjerë nga kategoria”, tha Fransua.

Related posts

PROFIL/ Emiliano Sala, zhdukja nga radarët dhe endrra që “u shua” në fluturim

F.autor

U LARGUA NGA INTER NË FORMË HUAZIMI/ Sulmuesi Perisic do të kthehet te “Zikaltërit” në…

Delo.autor

PARAPËRCAKTIMI I NDESHJEVE TË FUTBOLLIT/ SPAK firmos arrestimet, në pranga një arbitër dhe trajneri i klubit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment