Futboll La Liga Sport

ÇFARË PO NDODH TEK REALI/ Zbulohet cili është PROBLEMI serioz (FOTO)

Real Madrid ka probleme të mëdha me lëndime të futbollistëve.

Zinedine Zidane ka një problem shumë serioz te skuadra e Real Madridit.

Pas lëndimit të Luka Modric, ai ka opsione të kufizuara për ndeshjen e ardhshme ndaj Levantes dhe udhëtimit në Paris për fillimin e edicionit të ri në Ligën e Kampionëve, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Në fakt, i vetmi mesfushor i cili është në gjendje të mirë fizike para duelit të ardhshëm me Levanten është Toni Kroos.

Casemiro ka zhvilluar vetëm një stërvitje pas obligimeve me Kombëtaren e Brazilit. Zidane po ashtu ka probleme edhe me të tjerët si James, i lënduar, njësoj sikurse Isco.

Prandaj ai duhet të gjejë një zgjidhje në mesfushë për takimin e fundjavës, e më pas të planifikojë ballafaqimin e vështirë ndaj Paris Saint-Germain.

Image

Related posts

MONTELA NUK E HARRON MILANIN/ Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Isa.Autor

REALIZËM DHE SHPRESË/ Pse Lautaro Martinez nuk heq dorë nga ideja për të luajtur kundër Barcelonës

F.autor

Conte: Nuk është shumë e rëndësishme të fitosh tituj

Q.Autor

Leave a Comment