Futboll Kategoria Superiore Sport

DEBUTOI ME FITORE TEK LUFTËTARI/ Flet trajneri Marantas: Në janar duam blerje, por…

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, u duk i kënaqur për debutimin me fitore te Luftëtari, por ai shprehet se e di që nuk ka arritur asgjë, pasi para e presin ekipe shumë më të vështira.

Sa ju vlen kjo fitore sot?

Shumë me rëndësi që morëm 3 pikë sot, pasi ekipi ka shumë të rinj. Kjo fitore erdhi në momentin më të mirë. Do presim që të shkojmë deri në janar, të shohim edhe lojtarë me eksperiencë. Të rinjtë do marrin edhe përvojë në këto takime. Jam i kënaqur me të rinjtë, sepse kanë punuar, dhe nëse vazhdojnë kështu, mund të ecim me ata deri në fund.

Çfarë prisni nga kjo skuadër që keni në dispoizicion?

E di që kampionati ka ekipe me cilësi shumë më të lartë se Flamurtari, edhe me çmime të larta futbollistësh. Pres që të punojmë e të marrim pikët që na duhen. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë për ne, deri sa të marrim pikët ndaj çdo ekipi.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ESPANYOLIT/ Solari: Situata e Isco? Kjo është pyetje matematikore

Delo.autor

BONIEK “MASAKRON” BALOTELIN/ Italia luajti me një lojtar 15 kg mbi peshë…

Isa.Autor

Mbijetesa në Superiore/ Katër hapat e fundit, kush do rrëshqasë?

Sadik.Autor

Leave a Comment