Futboll Sport

PARATICI VAZHDON ME PËRFORCIMET/ Juventus kërkon të bëjë dhe dy goditje të tjera, ja emrat

Merkato futbollistike u mbyll para pak ditësh, por megjithatë te Juventusi vazhdon puna për të përforcuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Torinezët janë të fokusuar dhe tregohen gjithnjë të vëmendshme rreth lojtarëve që mund të transferohen me parametër zero.

Dhe, objektivë të drejtorit Fabio Paratiçi janë shndërruar dyshja e Totenhemit, mbrojtësi Alderuireld dhe mesfushori Eriksen. Për danezin, Zonja e Vjetër interesohet prej kohësh, por në sezonin e ardhshëm do të ketë sërish mundësinë, teksa në lojë mbetet edhe Mançester Junajtid.

Kështu, bardhezinjtë kanë filluar tashmë nga puna, ndërsa aksi Torino-Londër parashikohet të ketë shumë fluturime pasi në bisedime mund të përfshihet edhe sulmuesi Paulo Dibala, një objektiv i madh për Totenhemin.

Related posts

11 HUMBJE NË 12 SFIDA/ Gatussos i duhet një mrekulli ndaj Juventusit, ja çfarë kërkon

Delo.autor

PAMJET/ Nga mediat kroate te gjermane e italiane, ja si u komentua në Europë barazimi dramatik i Shqipërisë

F.autor

FOTO/ Skedina e ekspertit, një ‘teke’ që mund t’iu bëjë me para sot

Sadik.Autor

Leave a Comment