Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET REJAS/ Elis Bakaj shkëlqen në kampionatin Bjellorus

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në kampionatin bjellorus me fanellën e Shakhtjor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e ditës së sotme ndaj Energetik-BGU, teksa skuadra e tij arriti të triumfonte në tansfertë me rezultatin 1-2.

Ishte fundi i pjesës së parë, momenti kur Elis Bakaj realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Me këtë triumf, Shakhtjori u ngjit në vendin e tretë, në kuotën e 43 pikëve, 5 më pak se kryesuesit e Brest që kanë dhe një ndeshje më shumë.Kujtojmë që deri më tani, Bakaj ka realizuar 8 gola dhe 7 asiste në 16 ndeshje që ka luajtur si titullarë. Pavarësisht formës të shkëlqyer, sulmuesi tiranas, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Reja.

Related posts

E BUJSHME/ “Bomba” vjen nga Spanja, Messi largohet nga PSG nëse…

Delo.autor

MUNDËSIA SARRIT PËR TË MARRË DREJTIMIN E JUVENTUS/ Edy Reja këshillon: Më mirë të shkonte në…

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: 28 gola të shënuar në 16 ndeshje, befason vetëm Flamurtari

Isa.Autor

Leave a Comment