Futboll La Liga Sport

” NUK DO TË NDALEMI SË BESUARI”/ Zidane i lumtur me fitoren: Kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë…

Zinedine Zidane u shpreh i kënaqur me fitoren 1-0 të Real Madridit kundër Sevillas.

Goli me kokë i Karim Benzema-s në minutën e 64-të i dhuroi fitoren “Los Blancos” të cilët morën 3 pikë në transfertën e vështirë kundër Sevillas.

“Jam i lumtur për fitoren, kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë. E interpretuam lojën shumë mirë taktikisht duke luajtur me personalitet dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin”, u shpreh fillimisht ai.

“Benzema na dha fitoren përsëri, gjithashtu mbrojta ishte në nivel të lartë. Është fitore ku çelësi kryesor ishte mbrojta dhe puna në grup.

“Nuk do të ndalemi së besuari. Kemi marrë një rezultat të mirë”, tha ai.

Related posts

Një tjetër PROBLEM/ CHELSEA i prish punë INTERIT për Luka MODRIC

Isa.Autor

MOTO GP/ Një super Dovizioso triumfon në Austri

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Konspiracion mes klubesh në Londër, Chelsea synon trajnerin Pochettino

Sadik.Autor

Leave a Comment