Futboll Premier League Sport

“NUK E KANË IDENË MË TË VOGËL”/ Ish-lojtari i Arsenal sulmon Xhakën dhe Emery: Tifozët e “Topçinjve” duhet të…

Paul Merson, ish-lojtar i Arsenal, ka bërë një ndërhyrje pa top ndaj Unai Emery. “Nuk ka as idenë më të vogël të asaj që po bën. Ajo që më befason me shumë janë deklaratat e fundit që ka bërë. Drejton ekipin prej një viti e gjysmë dhe nuk e di se cila mund të jetë skuadra më e mirë”, ka thënë Merson për The Sun.

“Skuadrat e forta janë ato që luajnë pothuajse me të njëjtin formacion çdo javë. Ndërsa, tek Arsenal-i nuk dihet kurrë se kush do të zbresë në fushë. Kapiteni nuk duhet të jetë Xhaka, por David Luiz. Ka fituar shumë dhe është një pikë referimi për mbrojtjen. Ose shirit mund t’i jepet Aubameyang-ut. Këta dy lojtarë duhet të jenë çdo javë në fushë, pavarësisht nga kundërshtari”.

Me pak fjalë, tifozët e “Topçinjve” duhet të dorëzohen, skuadra e tyre nuk mund të luftojë për titullin dhe as për një vend në podium: “Arsenal ka rregulluar diçka, por nuk mund të mendojë se do të përmbysë gjithmonë ndeshjet. Mendoj se objektivi maksimal është vendi i katërt. Për të tretin shikoj Tottenham-in më të favorizuar”.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ Pritet një duel tepër i luftuar në “Allianz Stadium” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KIMMICH ULËRITI NË TUNEL, MULLER KËRKON FALJE/ Ja prapaskenat nga disfata e Bayern në Kupën e Gjermanisë…

Delo.autor

PO SHIJOJNË PUSHIMET NË MIAMI/ Aguero dhe bukuroshja Calzetti me makinë super të shtrenjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment