Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK KEMI ASNJË LLOJ KRIZE”/ Flet trajneri Starova: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Luftëtarit

Sulejman Starova, foli pas barazimit me Luftëtarin në transfertë. Sipas teknikut të skuadrës kurbinas, skuadra luan bukur, por penalizohet nga gabimet. Starova e mohoi faktin që Laçi është në krizë rezultatesh duke u shprehur:

“Nuk jam i kënaqur, objektivi ishte për ta fituar lojën. Vështirësitë i dinim. Fakti që kaluan në avantazh, e vështirësoi lojën dhe i vuri në vështirësi 4 sulmuesit tonë. Pjesa e dytë ishte vetëm monolog, vetëm 1 skuadër që luante futboll dhe kundërshtari që largonte topin. Në minutat e fundit i bëmë të gjitha përpjekjet, madje duke futur edhe sulmuesin e 5-të. Kundërshtari ka meritën e vetë, u mbrojt me shumë forca. Kjo bëri që ne të mos merrnim fitoren sot.

Zgjidhja e krizës – Nuk kemi asnjë lloj krize. Kemi edhe 3 ndeshje të tjera për të mbaruar fazën e parë. Skuadra ka luajtur shumë mirë. Sulmi nuk dha më të mirën. Luftëtari skuadër agresive. Ne i kemi mundësitë për të ecur përpara. Skuadra luan shumë mirë futboll. Jemi të gjithë aty aty me pikë, nuk ka krizë.

Golat e pësuar- Jam një trajner si të gjithë trajnerët e tjerë. Koficientin e shënimit të golave e kemi të mirë. Gjëja që rregullohet më shpejt është aspekti difensiv. Sot gabimi na vështirësoi shumë dhe lojën. Kjo është e gjitha!

Related posts

PAS TROFEUT TË FITUAR/ Isco nuk merrë pjesë në xhiron e nderit të Real Madridit

Delo.autor

FORMACIONET/ Emocionet vazhdojnë me Europa League, starton Berisha kurse Strakosha…

Isa.Autor

SKANDAL NË ITALI/ Torino i hap portën, skuadra e Veselit realizon dy gola të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment