Futboll Sport

“NUK KISHA QËLLIM TI…”/ Ronaldo e sqaron veprimin e tij ndaj tifozëve të Atletico Madridit

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka lënë të kuptohet se veprimi i tij me dorë në drejtim të tifozëve të Atletico Madridit, gjatë barazimit 2:2, nuk ishte bërë me qëllim për t’i ofenduar ata. Portugezi u kap nga kamerat televizive duke e bërë një veprim me dorë, pasi e humbi një rast të mirë në minutat e fund të ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Teksa po kthehej drejt tribunës, Ronaldo u duk se po tallej me tifozët e Atletico Madridit me një veprim, që në Itali, do të thotë të jesh i frikësuar ose i druajtur. Kjo besohej se po i referohej rekordit të tij mbresëlënës kundër skuadrës së Diego Simeones. Mirëpo, duke folur pas ndeshjes, ish-ylli i Manchester Unitedi i tha një gazetari “mëso, duhet të mësosh” një gazetari që e pyeti atë për domethënien e veprimit të tij.

Nata e djeshme rezultoi një natë zhgënjyese për Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët e çuan dëm epërsinë prej dy golash dhe arritën ta marrin vetëm një pikë nga ndeshja që përfundoi me rezultat 2:2. Cristiano Ronaldo kishte qenë shumë afër ta shënojë një gol mbresëlënës në ndeshjen e mbrëmshme, pasi që i kaloi pesë kundërshtarë dhe për pak sa nuk e shënoi golin e fitores për Juventusin.

Megjithatë, Juventusi do ta vazhdojë rrugëtimin në këtë edicion të Ligës së Kampionëve me ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit muajin e ardhshëm, ndërsa Atletico Madridi do ta vizitojë Lokomotiv Moscow.

Related posts

ANALIZA/ Kush është “asi nën mëngë” i trajnerit Pirlo që i lë të gjithë pas

Delo.autor

Ka lindur në vitin 2001, vlen 50 milionë euro, e kërkojnë klubet më të mëdha…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ernest Muçi mund të përfundojë në Serinë A, Max Allegri jep “ok” për transferimin e fantazistit kuqezi

F.autor

Leave a Comment