Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Të dy ndeshjet mes Chelsea dhe Porto do të luhen në të njëjtin stadium

Të dy ndeshjet e çerekfinaleve të Champions League mes Chelsea-t dhe Porto-s do të luhen në një fushë neutrale.

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan të Sevilla-s. Datat (7 prill dhe 13 prill 2021) dhe oraret e fillimit të ndeshjeve (21) nuk do të ndryshojnë.

UEFA ka ndërmend të falënderojë Porto-n dhe Chelsea-n për mbështetjen dhe bashkëpunimin, ashtu si edhe federatën portugeze, federatën angleze, federatën spanjolle dhe Sevilla-n për ndihmën e dhënë dhe për pranimin për të pritur dy ndeshjet.

Ky vendim është marrë për shkak të masave shtrënguese kundër pandemisë Covid-19.

Related posts

Mandzukic pranë largimit, tek Juventusi po kërkojnë sulmues

Sadik.Autor

“FALEMINDERIT ZEZAK”/ Cavani e pëson keq pas postimit polemik në rrjetet sociale, ja dënimi që merr…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR SARRIN SE MUND TË DREJTOJË JUVENTUS/ Deklarata e Insigne: Tekniku do të tradhtonte Napolin, nëse…

Delo.autor

Leave a Comment