Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ NË DILMË/ Ibrahimovic qëndron te Milan vetëm nëse ndodh kjo gjë!

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende në pikëpyetje. Suedezi ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet nëse do të rinovojë për sezonin e ardhshëm.

Kohët e fundit është përmendur një rikthim në Suedi, te Hammarby, ndërsa ditën e sotme “Corriere dello Sport” shkruan se Ibrahimovic mund të qëndrojë te Milan, por vetëm nëse plotësohet kushti i tij.

Suedezi kërkon që kuqezinjtë të ndërtojnë një ekip të denjë për të lufutar të paktën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Nëse në ekip nuk do të vijnë përforcime dhe nuk do të ketë ndryshime, Zlatan pritet që të largohet.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË PËR HAALAND/ Watzke: Oferta e Manchester United ishte më e mirë, por…

Delo.autor

Merkato intensive e Kukësit, sjell një ish-sulmues të Dinamo Zagrebit, pritet një boshnjak

Sadik.Autor

Një fallxhore shqiptare parashikoi ngjitjen e Empolit, Veseli shtylla e mbrojtjes edhe në Serinë A

Sadik.Autor

Leave a Comment