Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC LË PA PËRGJIGJE MILAN/ Menaxheri i yllit suedez: Rinovimi nuk ka të bëjë me paratë, por…

Sot nis zyrtarisht faza përgatitore për Milanin në kuadër të sezonit të ri që do të shohë ekipin në fushë për herë të parë më 17 shtator në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Europës. Për organikën dhe stafin e trajnerit Pioli, e sotmja është ditë testesh mjekësore, të fokusuara veçanërisht në analizat për “COVID”. Duke filluar që nga nesër, ekipi do të nisë përgatitjet atletike, por me sa duket me një mungesë tepër të rëndësishme. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimoviçin i cili nuk ka firmosur ende në kontratë për sezonin e ri. Suedezi nuk do të jetë në grup në këto ditë të para, çka ka shtuar disi shqetësimin në ambientin kuqezi që gjithsesi ruan shpresa për firmën e lojtarit.
ibrahimovic
NË SUEDI – 38-vjeçari pasi zhvilloi disa pushime në brigjet e Francës me jahtin e tij 20 milionë eurosh u zhvendos në Stokholm. Rikthimi i së premtes në atdhe lidhet me rikthimin e djemve të tij në shkollë duke nisur që nga dita e sotme. Teksa Ibra bën prindin, te Milani presin një përgjigje për ofertën e fundit të adresuar sulmuesit dhe menaxherit të tij Mino Raiola. Kërkesa e tyre mbetet ajo për 7 milionë euro në sezon, çka do ta bënte suedezin lojtarin më të paguar në organikë dhe mes pasanikëve të Serisë A. Sa i përket Milanit, drejtuesit shpresojnë që numri 21 të bindet nga oferta prej 6 milionë eurosh në sezon ku përfshihen edhe bonuset. Me një pagë të tillë, Zlatani do të ishte, së bashku me Donarumën, lojtari më i paguar i “Djallit”. Mediat italiane bëjnë të ditur se suedezi e ka vlerësuar sforcimin ekonomik të klubit, por megjithatë nuk dihen arsyet që e kanë vonuar refuzimin ose pranimin e ofertës. Krerët kuqezinj mbeten optimistë për suksesin e marrëveshjes, teksa nuk e kanë parë si problem mungesën e futbollistit në ditën e parë të grumbullimit. Milani do të presë Ibrahimoviçin dhe nuk do t’i vendosë afate pavarësisht se pritja e drejtuesve nuk besohet se do të tejkalojë fundin e muajit. Ndonëse mbetet akoma edhe një javë kohë për të njohur vendimin e sulmuesit, bëhet e ditur se ekziston edhe një plan alternativ në rast se kontrata e tij nuk formalizohet së afërmi.
raiola
SQARIMI I RAIOLËS – Për çështjen Ibrahimoviç, por edhe shumë të tjera për të cilat kujdeset ka folur Mino Raiola. Menaxheri, në një intervistë për “Sportmediaset” ka thënë: “Zlatani nuk do të jetë në grumbullimin e skuadrës. Të paktën për momentin. Po flasim me Milanin dhe bisedimet kanë avancuar. Nuk ka lidhje me paratë, por bindja dhe stili. Martesat bëhen në çift dhë unë jam optimist. Nëse flasim, po ndodhe sepse duam të gjejmë zgjidhje.”
donaruma
DONARUMA – “Për Donarumën nuk flas sepse është çështje që ka ndjeshmëri të lartë, sidomos te tifozët e Milanit. Nuk është kjo koha për të diskutuar të tilla tema. Për momentin po kujdesem për Bonaventurën i cili brenda pak ditësh do të ketë një klub të ri.”
pirlo-940x627 (1)
PIRLO – “Andrea është një suprizë e bukur edhe pse do ta ketë të vështirë duke parë se sa kritikohen ata që drejtojnë Juventusin. Nëse punon siç luante, atëherë as Guardiola nuk do ta konkurrojë dot.”
de ligt
DE LIGT – Është një djalosh i jashtëzakonshëm e i tillë është edhe si lojtar. Tashmë ka ndaluar për shkak të dëmtimit, por Juventusi e di që ka në skuadër një thesar.

Related posts

E TRISHTË/ Ditë zie për trajnerin e Superiores, humb njeriun e shtrenjtë

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Holandë-Ukrainë. Rezultati 3-2

Delo.autor

NUK NDALET ME BLERJET E MËDHA/ Real Madrid vendos që të transferojë Mbappe për…

Delo.autor

Leave a Comment