Formula 1 Sport Të tjera

U SHTRUA NË SPITAL ME KORONAVIRUS/ Ish-bosi i Formula 1 në gjëndje të rëndë shëndetësore

Ish-bossi i Formula 1, Flavio Briatore, është shtruar në një spital në Itali pasi rezultoi i infektuar me koronavirus.

Sipas mediave të huaja, Briatore është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano të hënën për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19.

Raportohet se biznesmeni 70-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ende nuk është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit.

Klubi “Billionaire” i Briatore në Porto Cervo është mbyllur për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Raportohet se 60 anëtarë të stafit në klub ishin infektuar me COVID-19.

“Zemra ime qan kur sheh një ekonomi të masakruar nga njerëz që kurrë nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre,”- shkroi ish-shefi i ekipit Benetton dhe Renault në një postim Facebook, pasi autoritet urdhëruan mbyllen e klubeve të natës për të parandaluar përhapjen e virusit.

Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, që ishte në mesin e VIP-ave me të cilët Briatore luajti një ndeshje futbolli, gjithashtu rezultoi pozitiv.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Ylli dhe Bello zbarkojnë në Japoni, pritet ceremonia hapëse (KALENDARI)

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT “I TRADHËTUARI”/ Maksi Lopez: Icardit i kam thënë që kur të…

Delo.autor

Warriors shkatërrojnë Rockets dhe bëhen gati për finalen e madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment