Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITET TË DHUROJË SPEKTAKËL NË FUSHË/ Trashi ndez derbin: Me Tiranën…

Partizani do të përballet në derbi me Tiranën këtë fundjavë, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Në prag të kësaj sfide ka folur një nga lojtarët më të mirë te Partizani, siç është Lorenc Trashi, i cili në një intervistë për “Tv Klan” është shprehur: “Do jetë një derbi më ndryshe, duke parë edhe atmosferën që ka klubi i Tiranës dhe tifozët që kanë krijuar besim tek ekipi. Megjithatë tradita vazhdon dhe tregon që Partizani nuk ka asnjë humbje në këto 5 vitet e fundit. Lojtari për këtë ndeshje nuk do motivim, pasi motivohet nga vetë atmosfera dhe besoj se çunat do të japin 100% e tyre”, theksoi Trashi.

Të kuqtë nuk po kalojnë një formë të mirë në këto 5 javë të para, por sipas 27-vjeçarit kjo nuk rëndon tek ekipi.

“Janë vetëm 5 ndeshjet e para dhe nuk rëndon fare. Normalisht që frikë duhet të kemi, megjithatë ai emocioni ekziston te të gjithë lojtarët, si te ne ashtu edhe te Tirana. Sikur një lojtar të mos i ketë luajtur këto 5 ndeshje dhe të jetë pa minuta në këmbë dhe, të luajë 90 minuta në derbi jam i bindur se do luajë shumë mirë, vetëm nga atmosfera që krijohet”, tha mbrojtësi i majtë.

Gjithashtu Trashi u shpreh se ndeshja do të zgjidhet nga sulmi. “Kemi një trajner italian dhe normalisht ka atë filozofinë mbrojtëse, por ne do të sulmojmë gjithmonë përpara dhe nuk do të presim asnjë ekip prapa. Besojmë që do të jetë një ndeshje e bukur dhe do ta zgjidhë faza sulmuese”, përfundoi Lorenc Trashi.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ “Katalanasit” dorëzojnë ofertën e madhe për Neymar, PSG merr vendimin final

Delo.autor

Fiorentina dhe Cagliari tërheqin fanellën me numër 13 të Astorit

Q.Autor

“EDHE UNË DOJA TË ISHA FITUES”/ Griezmann: E fitova Botërorin, çfarë duhet të bëj tjetër për…?

Isa.Autor

Leave a Comment