Futboll La Liga Sport

DËMTIMI I “JASHTËTOKËSORIT”/ Ja dialogu i argjentinasit me stafin mjekësor

Kampioni argjentinas ka ngritur flamurin e bardhë në ndeshjen kundër Villarreal. Në ditën kur duhet të kthehej me kohë të plotë. Përkundrazi, pasi ka kaluar problemin në këmbën e majtë, Pleshti duhet të përballet me problemin në kofshën e djathtë.

Sipas Mundo Deportivo, Messi e ka kuptuar menjëherë problemin, por jo seriozitetin. Mundo ka shkruar se Messi ka pyetur fizioterapistin Jordi Mesalles në lidhje me situatën. Pak fjalë, por të mbushura me frikë: “Nuk mund të jem thyer, nuk mund të thyhem”.

Argjentinasi ishte i vetëdijshëm për problemet e mëdha që do të shkaktonte një ndalesë e gjatë. Në bisedën e zhvilluar në fushë, të kapur nga telekamerat, duket se pjesëtari i stafit mjekësore të katalanasve i ka këshilluar Mess-it zëvendësimin.

Pleshti nuk ka qenë dakord, por kur ka parë të afrohet edhe doktorin Hai Yanguas, është dorëzuar dhe ka miratuar zëvendësimin. Një zëvendësimin që ka qenë një masë parandaluese, por që mund ta detyrojë numrin 10-të të mungojë në ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër Getafe-s.

Objektivi i Barçës është ta ketë në formën më të mirë për Champions League. Më pas mbetet një ndeshje tjetër për t’u luajtur para ndërprerjes për sfidat e kombëtareve, që do të ishte e mirëpritur për futbollistin, i cili ka luajtur pak më shumë se 100 minuta në këtë fillim sezoni.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Manchester City-Porto. Rezultati 3-1

Delo.autor

ZYRTARE/ Igli Tare ‘peshkon’ 18-vjeçarin, braziliani transferohet te Lazio

F.autor

U TRANSFORMUA TEK UNITED/ Cristiano Ronaldo punëson një ekip truprojash për siguri 24-orëshe

Delo.autor

Leave a Comment