Futboll La Liga Sport

REFUZOI POSTIN E DREJTORIT SPORTIV TEK BARCELONA/ Rrëfehet Carles Puyol: Falënderoj klubin, por…

Carles Puyol që nga viti 2014 kur u largua nga Barcelona dhe futbolli i luajtur, gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer përsëri te klubi katalanas në rolin e një drejtuesi.

Së fundmi drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar atij një rol të rëndësishëm në skuadër siç është drejtori sportiv në këtë klub, por ish-mbrojtësi spanjoll i ka habitur të gjithë teksa e ka refuzuar këtë propozim.

Për këtë ka folur vetë 41-vjeçari i cili ka treguar arsyet pse vendosi ta refuzojë postin e ofruar:” Pasi e mora ofertën e klubit, u mendova shumë dhe më pas vendosa të mos e pranoj atë. Nuk ka qenë aspak një vendim i lehtë, pasi gjithmonë kam thënë se dëshiroj të kthehem në atë që e konsideroj shtëpinë time. Por, disa projekte personale me të cilat jam i angazhuar dhe, e kam të pamundur të përqendrohem te poti që më ofron klubi. Falënderoj klubin për këtë propozim të bërë ndaj meje.”, theksoi Pujol.

Spanjolli i kushtoi të gjithë karrierën e tij Barcelonës, klub me të cilin arriti të fitojë gjithçka, ku zhvilloi gjithsej 682 ndeshje.

Related posts

“KY ËSHTË VETËM FILLIMI”/ Man.City “kërcënon” rivalët. “Qytetarët” arkëtojnë shifër rekord

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja mënyra si Neymar mund të transferohet drejt Real Madridit

Delo.autor

E BUJSHME NË “EURO 2020″/ Alarm për stuhi në Mynih, në rrezik sfida Gjermani-Hungari

Delo.autor

Leave a Comment