Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Ergys Kaçe pritet të firmosë me Partizanin. Ja detajet e akordit…

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” teksa Ergys Kaçe pritet të firmosë me skuadrën e Partizanit.

Një goditje e madhe e skuadrës së kuqe teksa në orët në vijim pritet ta zyrtarizojë si lojtarin e ri të saj.

Sipas asaj që shkruan “BalkanWeb”, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të firmosë kontratën e tij me Partizanin në orët në vijim.

28-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja në fillimin e këtij sezoni, teksa mesfushori ishte synim edhe i Tiranës, që i kishte bërë ofertë më parë, por në fund zgjodhi “demat” për 120 mijë euro në vit.

Kaçe bëhet lojtari më i paguar në Superiore, bashkë me Liridon Latifin e Vllaznisë.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea-Liverpool dueli me ‘aromë’ Championsi, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

TIFOZËT E MILANIT E URREJNË/ Gattuso: Cutrone i madh, lojtari që më surprizoi ishte…

Isa.Autor

Zbriti me armë në fushë, reagon për herë të parë Presidenti i Paok-ut

Q.Autor

Leave a Comment