Champions League Futboll Sport

SEZONI CHAMPIONS 2019-2020/ Vlera 16 miliardë euro, ja skuadrat me lojtarët më të shtrenjtë (FOTO)

Champions League 2019-2020 do të nisë më 17 shtator dhe parashikon si gjithmonë tetë grupe me nga katër skuadra. Priten përballje të forta dhe spektakolare, por edhe shumë yje në fushë. Pikërisht vlera e këtyre yjeve që do të zbresin në fushë rritet  vit pas viti, ndërsa në një analizë të bërë nga transfermark, në total do të përballen mes tyre futbollistë që të gjithë bashkë kapin një shifër prej 16 miliardë euro.

Klubi me organikën më të pasur edhtë Manchester City i Pep Guardiolas. Trajneri ka në dispozicion një skuadër me vlerë 1,27 miliardë euro. Qytetarët ndiqen nga Real Madrid, vlera e të cilit shkon në 1,18 mld euro, ndërsa podiumi mbyllet nga Barcelona me vlerë 1,16 miliardë euro.

Liverpool është në vend të katërt dhe është klubi i fundit të cilit vlera e organikës i kushton më shumë se 1 miliardë (1,07). Pritej që transferimi i Neymar te Barcelona të përmbyste këtë renditje, por duke parë që nuk ndodhi, klasifikimi mbetet ky.

Related posts

‘’AS NUK ULESHA DOT’’/ Legjenda “Zikaltër” tregon betejën e tij me koronavirusin

Delo.autor

Kupa e Botës/ Rusia është gati për të qënë në qendër të vëmendjes

Sadik.Autor

Milani gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Romës

Q.Autor

Leave a Comment