Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “KUQEZIVE”/ Deschamps i frikësohet “Shqiponjave”, ja çfarë thotë trajneri i Francës

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për përballjen me Shqipërinë e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Në një konferencë për mediat një një ditë para ndeshjes, Deschamps, tha se e njeh mirë trajnerin Edi Reja që sipas tij ka ndryshuar sistemin e lojës së kuqezinjve.

Gjithashtu trajneri i “gjelave” paralajmëroi përfaqësuesen e tij të ketë kujdes pasi Shqipëria mund t’i sjellë probleme.

“Është një kombëtare që ka ndryshuar trajnerin. Edi Rejën e njoh mirë që në Itali. Shqipëria ka ndryshuar sistemin e lojës në qershor, me një mbrojtje me 3 futbollistë qendrore. Nuk dua të flas për lojtar të veçantë, por mund të ndalem te Mavraj, i cili është lideri i mbrojtjes. Ata ndoshta do të përdorin të njëjtin sistem kundër nesh. Asnjëherë nuk është e lehtë e të përballesh me një kundërshtar që rreshtohet në mbrojtje me 5-së futbollistë. Do të jetë e nevojshme të gjejmë hapësira, intervale, dhe të depërtojmë nëpërmjet levizshmërisë, goditjes dhe korrektësisë teknike. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi historia ka treguar se nuk kemi pasur ndeshje të lehta kundër Shqipërisë”, theksoi ai.

Me mungesat që keni në këtë grumbullim, keni frikë nga kjo ndeshje?

Kemi shumë mungesa, por unë kam lojtarë të tjerë dhe do të sigurohemi të qëndrojmë konkurrues. Kemi humbur në Turqi, por kemi edhe 6 ndeshje. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Unë nuk do të kërkojë nga lojtarët që të bëjnë Kylian Mbappe. Nuk ka profile të njëjta me të.

E konsideroni Shqipërisë si konkurrent në garën e kualifikimit?

Ata janë ende në garë. Duhet të besojnë.

Related posts

Tri skuadran nga Premier League interesohen për Matias Vecino

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK MALAGA/ Flet Armando Sadiku: Fola me Baren para se të vija…

Delo.autor

NGA FAVORITI NË CHAMPIONS TEK KRAHASIMI MESSI-CR7/ Capello: Është një nga favoritët kryesorë, me atë në sulm…

Delo.autor

Leave a Comment