Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Ja pse dështoi Juventus për transferimin e mbrojtësit Rugani në Rusi

Daniele Rugani, qendërmbrojtësi i Juventusit ishte një hap pranë Zenitit në Rusi. Italiani vitet e fundit nuk i ka përmbushur pritshmëritë te bardhezinjtë dhe Paratiçi ishte gati ta shiste lojtarin.

Siç raporton “Sport Mediaset”, Zeniti dhe Juvja kishin gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe ishte shumë pranë kalimi  i Ruganit në Rusi.

Por, dëmtimi i Kielinit në minutën e fundit ka prishur çdo marrëveshje mes palëve. Ishte Paratiçi ai që bllokoi kalimin e mbrojtësit, pasi mori mesazhin nga Sarri, i cili nuk donte në skuadër gjermanin Zherom Boateng.

Tashmë mundësitë për Ruganin do të jenë më të shumta për të pasur më shumë minuta në fushën e blertë.

Related posts

Shifrat e frikshme të Skënderbeut kampion

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ Real Madrid në tension, Benzema në dyshim të madh për ndeshjen

Delo.autor

“EFEKTI DAJA”/ Flamurtari “shtyp” Kukësin dhe shikon nga kreu i rënditjes

Isa.Autor

Leave a Comment