Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Flet Trajneri Mema: Ka lojtarë shumë cilësorë, mund të…

Tirana e tij fiton edhe përballë Skënderbeut, por për një ekip me ecurinë e vjetshme si Tirana, ka ende dyshime nëse kjo ecuri pozitive do të vijojë të ruhet. I pyetur nga mediat në sallën e konferencave të stadiumit “Selman Stërmasi”, trajneri Ardian Mema komenton fitoren, përballjen me Kukësin, por edhe sfidën e javës së 6-të me Partizanin.

Tre gola për 3 pikë. A është kjo Tirana që pretendoni?

Më gëzon rezultati dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Para kësaj sfide, në konferencë kam thënë se pikët janë më të rëndësishme edhe sesa vetë loja e bukur. Këtë e kam thënë për vetë faktin se 3-pikëshi na mban në krye. Mendoj se skuadra nuk është se ka luajtur keq. Përkundrazi, them se ka luajtur mirë, ka pasur raste dhe i ka shpërdoruar shumë ato. Duke qenë 1-0, nuk ka garanci dhe në rast se nuk dyfishojmë, do të jemi gjithmonë në ankthin për të mos pësuar gol. Pra, na del për detyrë që të shënojmë gjithmonë golin e dytë, i cili i jep edhe garancinë e duhur ekipit.

Tirana kërkoi bomber në merkato, por e paska pasur atë në akademi, referuar ecurisë së Grent Halilit…

(Qesh…) E falënderoj Grentin shumë. Ai ka bërë gjëra të zgjuara. Një sulmues duhet të jetë shumë agresiv para portës dhe ai nuk është se ka qenë i tillë, por ka ditur që ta lexojë mirë situatën dhe të jetë në vendndodhjen e topit. Kjo e ka bërë atë që të shënojë. Jam shumë i lumtur për Grentin dhe për ekipin.

Katër ndeshje, vetëm 1 gol i pësuar. Keni gjetur garanci në mbrojtje?

Më jep garanci mbrojtja, por goli i pësuar ndaj Skënderbeut është i tillë që vjen nga fakti se mbrojtësi, le të themi, toleron përballë portës. Pra, mbrojtësi i lejon portën kundërshtarit. Është diçka që nuk duhet të ndodhë te një mbrojtës, aq më tepër te ekipi ynë që këtë vit kemi më shumë ekuilibra dhe jemi më solidë.

Ju thatë se “jeni i kënaqur nga loja”, por kur ishte 1-1, avantazhi erdhi më shumë si rastësi dhe mund të mbeste edhe po aq…

Ndoshta mund të jetë edhe kështu si thoni ju, por mbase ndryshimi që bëra duke futur Halilin për Kale dhe Dungën për Çelhakën, mendoj se i dhashë forcë më tepër sulmit. Ndoshta edhe kjo e dha rezultatin e vet. Gjithsesi, futbolli lejon që gjithsecili të ketë këndvështrimet e veta. Në momentin që ke vendimmarrje, duhet të jetë e drejtë.

A kanë nisur ethet e derbit?

Për mua nuk kanë filluar, pasi më e rëndësishmja për mua është që të marrim ndeshjen e radhës. E them këtë, sepse do të na mbajë ne me këmbë në tokë. Derbi, pa dashje, ka ato emocionet e veta dhe përkushtimin e vet. Mirëpo, unë nuk dua që të futem në të tilla emocione, por të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, sepse kjo do të më bëjë mirë mua dhe skuadrës sime.

A është Kukësi testi i Tiranës?

Jam pyetur edhe për Skënderbeun. Mendoj se ndeshja e radhës, Kukësi, do ta shikojmë, sepse është ekip shumë i fortë. Ka lojtarë shumë cilësorë dhe organikë shumë të mirë. Mund të jetë edhe test. Mund të jetë. Por, ne do t’i përgatisim ndeshjet për t’i menaxhuar dhe për t’i fituar. Jo sa për të luajtur dhe për të menduar për Partizanin. Ne do të mendojmë fillimisht për ato që kemi përpara dhe kur t’i vijë radha Partizanit, do të mendojmë për të.

Rasti i Grentit…

Grentin nuk e kam futur, sepse ka qenë i sëmurë. Ai ka qenë golashënues dhe kur ekipi e ka një të tillë, unë nuk mund ta lë jashtë. Kjo ka qenë arsyeja.

Related posts

INATI I VJETËR/ CONTE nuk heq dorë: Do të hedhë Chelsean në GJYQ për…

Isa.Autor

Akuzat për rroga të padhëna, Tirana nxjerr blof kenianin Musa (FOTO)

Sadik.Autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ “Shkodranët” me dy mungesa ndaj “Demave”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment