Futboll Premier League Sport

SHERRI ME “MBRETIN EGJIPTIAN”/ Flet Sadio Mane: Ndonjëherë është mirë që gjërat të thuhen sy në sy

Dy javë më parë bëri bujë inati i jashtëzakonshëm që shprehu Sadio Mane, futbollisti i Liverpool, për shokun e skuadrës Mohamed Salah.

Senegalezi u zëvendësua në pjesën e dytë dhe teksa ulej në stol filloi të ulëriste, duke dhënë përshtypjen se e kishte me trajnerin, por jo. Ai ishte mjaft i nxehur me Salah që nuk i pasoi në një rast ideal.

Për këtë ngjarje ka folur sot vetë futbollisti, i cili vetëm një ditë më parë realizoi ‘dopietë’ në fitoren 3-1 të Liverpool kundër Neëcastle. I pyetur nga ‘Canal+’ për atë që ndodhi me Salah, Mane u përgjigj: “Episodi me Salah? Tani është e harruar.

Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjehër duhet që gjërat të thuhen sy më sy. Gjithsesi ne jemi pajtuar tani dhe jemi po aq shokë si më parë.”

Related posts

Messi përgatit Francën me Ronaldon që i qesh nga dritarja (FOTO)

Sadik.Autor

“CR7 ËSHTË NJË LEGJENDË”/ Mourinho: Shpresoj të largohet nga Italia, duhet të më lërë të qetë

Delo.autor

SARRI ZBARKON NË TORINO/ Por me vete mban të shkruar… “Alegrin” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment