Futboll Premier League Sport

SHTANGEN “QYTETARËT”/ Norwich i shënon dy gola për 45 minuta kampionëve, ja “PERLAT” (VIDEO)

Ekipi i Noruiç po befason në pjesën e parë, kampionët në fuqi të Mançester Sitit, teksa fraksioni i parë u mbyll me shifrat 2-1.

Në 45 minutat e para, vendasit e Noruiçit shënuan dy herë, duke shtangur të besuarit e Guardiolës. MekKlin me kokë në minutën e 18-të, çoi të tijtë në avantazh, ndërsa 10 minuta më vonë, pas asistit të Pukit, Kentuell nuk e pati të vështirë të shënojë të dytin.

Gjithsesi, në të 45-tën ishte Serxhio Aguerro, që hapi gjithçka me golin e tij, dhe premton për një pjesë të dytë akoma më spektakolare.

Related posts

RRËFEN PRAPASKENAT “I TRADHËTUARI”/ Maksi Lopez: Icardit i kam thënë që kur të…

Delo.autor

REIMS-PSG/ Mbappe titullar në këtë ndeshje, Messi bëhet gati për debutimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Trajneri Nagelsmann nis punën tek Bayern më 6 korrik, por me gjysmë skuadre

Delo.autor

Leave a Comment