Futboll La Liga Sport

SI RRALLËHERË/ Derbi i Madridit mbyllet në “HESHTJE” dhe pa fitues

Atletico dhe Real Madridi kanë barazuar pa gola në derbin legjendar të kryeqytetit spanjoll.

Pas 90 minuta lojë me ritëm të lartë, asnjë prej skuadrave nuk ka arritur të tronditë rrjetën dhe do të ndajnë nga një pikë pas barazimit 0-0.

 Pjesa e parë ka folur për Atletico Madridin. Skuadra e Simeone-s ka qenë më kërkuese përpara portës, por në të njëjtën kohë tepër e pasaktë. Joao Felix ka bërë gjëra të mëdha, por pa arritur të ndëshkojë Los Blancos.

Pas pushimit ishte një Real tjetër, me iniciativë më të madhe dhe me raste më të pastra për gol. Gareth Bale ka shpërdoruar një mundësi shumë të mirë, ndërsa Oblak ka bërë mrekullinë pas goditjes së Benzema me kokë.

Një sfidë ku Reali mund të mendojë se me pak fat mund ta kishte fituar, por duhet të kënaqe me një barazim që gjithsesi e mban në krye të renditjes së La Liga, vetëm një pikë më pak se Barcelona dhe Atletico.

Related posts

NICOLO BARELLA DREJT ZBARKIMIT TEK INTER/ Ja blerjet më të shtrenjta në historinë e “Zikaltërve”

Delo.autor

PAS AKSIDENTIT TRAGJIK/ Antonio Reyes i jepet mes lotësh lamtumira e fundit

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë, Juventus gati të marrë vendimin drastik

Delo.autor

Leave a Comment