Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SI SOT 15 VITE MË PARË/ Lorik Cana kujton ditën kur Shqipëria mposhti kampionët e Europës (FOTO)

Si sot 15 vite më parë kombëtarja shqiptare e futbollit luante përballë kampiones së Europës, Greqisë. Helenët vinin në Tiranë si kampionë pasi fituan Europianin në Portugali, ndërsa Shqipëria si një ekip modest me në krye teknikun gjerman, Hans Pieter Briegel.

Gjithsesi entuziazmi nuk mungonte tek shqiptarët, sidomos tek emigrantët në Greqi të cilët kishin ardhur në Tiranë por dhe ata që kishin mbushur sheshet e qyteteve greke, për të parë kombëtaren e atdheut të tyre përballë vendin i cili i priti jo fort mirë, me nota racizmi dhe padrejtësie. Tifozat Kuq e Zinj menduan t’i prisnin grekët me një banderolë ironike, e cila rezultoi më pas tronditëse për miqtë “This is not Portugal”.

Vetë ish- kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana kujton atë ditë thjesht duke shkruar datën 4.9.2004 dhe rezultatin 2-1 shoqëruar para golave, dy flamujt e vendeve. 36- vjeçari në atë kohë luante si mesfushor me numrin 5,

Në fillim ishte Edvin Murati i cili përfitoi në minutën e 4′ nga një dhuratë e mbrojtjes greke për ta çuar topin drejt jetës. Entuziazmi ishte i lartë, dhe Adrian Aliaj mendon të çojë peshë stadiumin. Me një goditje nga 35 metra, mbrojtësi lë pa lëvizur portierin legjendar grek Nikopolidis për t’i çuar në qiell të shtatë. Grekët brenda pjesës së parë ngushtojnë shifrat me Stylianos Giannakopoulos. Deri në fund një popull i tërë i cili ndiqte atë sfidë qëndrojnë me dorë në zemër. Por ishte e shkruar, ishte dita e shqiptarëve. Arbitri fërshëllen dhe të gjithë në festë. Otto Rehagel i cili largohet nga stadiumi pa i dhënë dorën Briegel, ndërsa ky i fundit lë mënjanë ftohtësinë gjermane për ta festuar si shqiptar. Tifozët kuqezinj mbushin rrugët e Tiranës gjatë gjithë natës për të përjetuar një ëndërr, e cila 90 minuta më parë e mendonin të pamundur.

Fitorja 2-1 përballë Greqisë në 4 shtator 2004 do të mbahet mend si një nga ditët më të lavdishme të futbollit shqiptar.

Related posts

ZBULON LOJTARIN QË E KA BEFASUAR/ Ish-presidenti Moratti: S’besoja se ishte kaq i fortë. Është bërë i pabesueshëm

Delo.autor

Erion Braçe i pikëlluar si asnjëherë më parë: Zot përsëri more më të mirin, është e padrejtë

Sadik.Autor

MALLKIMI MBI DEMBELE/ Bie alarmi te Barcelona (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment