Futboll Kosova Sport

“SOT FESTOJMË, NESËR HARROJMË TË GJITHA”/ Sulmuesi Muriqi entuziast: Ju tregoj çelësin e suksesit

Vedat Muriqi ishte një ndër më të mirët në fushë, në triumfin 2-1 të Kosovës ndaj Republikës Çeke. Në prononcimin pas ndeshjes, autori i golit të parë, deklaroi se ia vlen edhe të vdesësh për këtë skuadër. Ja prononcimi i sulmuesit:

“Jam lodhur tepër, por ja vlen edhe të vdesësh kështu. Jemi shumë të lumtur, falënderoj të gjithë. Sot festojmë, nesër harrojmë të gjitha këto, se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Anglinë. Mbasi pësuam golin, u kthjelluam. Ishte hera e parë që luanim në orën 3. Ishte një atmosferë e vështirë. Në pjesën e dytë thamë se mund ta fitojmë këtë ndeshje, dhe e fituam. Falë edhe tifozëve.

S’më ka mbetur asnjë pikë energjie, ja vlen për këtë popull të lëmë shpirtin. Jo unë, por i gjithë ekipi. Kjo ka qenë ndeshja më e fortë fizikisht. Tani na pret një ndeshje akoma më e fortë. Ata fizikisht janë shumë më të fortë.

Çelësi i fitores? Unë besoj se këtu në Kosovë nuk e kemi problem të adoptohemi. Kemi përballuar çdo kundërshtar. Kemi për të dhënë më shumë. Në Kombëtare është gjithçka jashtëzakonisht ndryshe. Nuk do ndalemi me kaq”, u shpreh Muriqi.

Related posts

“THESARI” COUTINHO/ Liverpool merr ekstra 27.2 milionë paund nga tre klauzola me Barçan

Isa.Autor

10 BLERJET E REAL MADRID PAS LARGIMIT TË CR7/ 474 milionë, por asnjëri i padiskutueshëm

Delo.autor

NUK MJAFTON VETËM KARTONI I KUQ/ Ofendoi arbitrin, mbrojtësi i Realit të Madridit e pëson me…

Delo.autor

Leave a Comment