Futboll Kosova Sport

PAS FITORES HISTORIKE NDAJ ÇEKISË/ Ja fjalët e para të trajnerit të Kosovës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur shumë  i lumtur pas fitores historike kundër Republikës së Çekisë.

Trajneri i “dardanëve” pas ndeshjes tha se ky ishte mentaliteti i duhur që duhej të tregonte Kosova, dhe se kundërshtari ishte shumë i fortë.

“Ishte ky mentaliteti i duhur. Kemi parë një skuadër të jashtëzakonshme. Kishim një kundërshtar të mirë dhe duhet të jemi shumë krenarë për atë që bënë futbollistët në fushë. Ato largimet nga vija fatale ato na motivuan”, tha ai.

Challandes u pyet edhe për mungesat, teksa tha se nuk mund të flitet për një skuadër të dytë të Kosovës.

“Nuk flasë për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë të mirë që mund të luajnë në mesfushë ose në sulm. Nëse na mungon një ose dy ose tre lojtarë, ne reagojmë dhe kjo më gëzon shumë”, tha ai.

“Problemi ishte kundërshtari, ishte një kundërshtar shumë i fortë dhe ne mundohemi që ne të marrim topin dhe në momentinqë topi humbej ne duhej të merrnim atë”, shtoi ai.

Sipas Challandes, mesfushorët e Kosovës treguan se mund t’i bëjnë ballë çdo kundërshtari.

Related posts

Agjenti e pranon, Vidal mund të kalojë te Roma

Q.Autor

Goli në 4 minuta/ HIGUAIN vendos rekord kuqezi duke mundur finalizimin e TAARABT

Isa.Autor

E BUJSHME/ MESSI zgjedh zëvendësuesin e DEMBELE, Barça do të ketë një treshe të frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment