Futboll Seria A Sport

SULMUESI NXJERR “BLOF” MEDIAT/ Prezantohet me fanellën e ekipit të ri

Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt dështimit, një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale tregon Andre Silvën që mban veshur fanellën e ekipit të tij më të ri, Eintracht Frankfurt.

Portugezi ka nxjerrë “bllof”, gazetarin e specializuar të merkatos, Gianluca di Marzio, duke kaluar vizitat mjekësore te gjermënt, për të zyrtarizuar kalimin për dy vite në formën e huazimit nga Milani.

Një zhvillim që hap dritën jeshile për kalimin e Ante Rebic te kuqezinjtë, i cili vjen në “San Siro” si pjesë e shkëmbimit kokë më kokë me Silvën. Kroati i kishte kaluar prej kohësh testet mjekësore në Milanello.

Gjithsesi, pritet që zyrtarizimi i dy lojtarëve të vij në minutat e ardhshme, me Milanin dhe Eintracht që do të dalin në një deklaratë për shtyp, ku shprehin të rejat më të fundit rreth këtij operacioni.

Related posts

MOSPRANIMI I FTESËS NË ZVICËR/ Hitzfeld flet mbi çështjen Shaqiri: Lojtarët si ai kanë nevojë për…

Delo.autor

TRONDITET futbolli Italian/ Kapo-ultrasi i Milanit dhe steward-i i Interit, arrestohen për…

Sadik.Autor

“MESSI TEK REAL MADRID? DO TË ISHA I KËNAQUR”/ Mbrojtësi Ramos: Kalimi tek Barcelona? Kjo shkon përtej parave…

Delo.autor

Leave a Comment