Futboll Kategoria Superiore Sport

“TË GJITHË LUAJNË NË MBROJTJE”/ Flet Mirsad Jonuz pas barazimit: Kartoni i kuq më prishi çdo plan, pikët na…

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, u duk i kënaqur me një barazim pa gola ndaj Teutës.

Në mikrofonin e “Supersport”, Jonuz tregoi se kartoni i kuq i Ramadanit, i ndryshoi çdo plan dhe më pas, të tijtë i ktheu në mbrojtje.

Barazim pa gola. I lumtur?

Në këtë situatë është një barazim i mirë. E nisëm me 11 lojtarë, dhe njëri doli me të kuq. Ndryshva gjithçka, shkuam në mbrojtje dhe prisnim kundërsulmin.

Çfarë i keni bërë kësaj Vllaznie?

Kur erdha te Vllaznia, i pashë lojtarët. Kam mbrojtës të mirë. Sot futa një nga to në mesfushë, Markun, por bëri mirë. Në Shqipëri, të gjithë luajnë në mbrojtje, edhe sot ashtu. Në të dytën ndryshova gjithçka, hoqa Likën dhe Shtubinën. Më duhej të mbyllja hapësirat. I uroj lojtarët e mi për këtë barazim.

Po sulmi?

Na ka ardhur një sulmues brazilian, vetëm 20 ditë më parë. Kemi Emerson, një lojtar tjetër që ka qenë i dëmtuar. Por, jam munduar që ta ingranoj skuadrën, dhe në takimet e radhës me Luftëtarin e Skënderbeun të shënojmë më shumë. Marrja e këtyre pikëve na ndihmon edhe psikologjikisht.

Mendoni se Marku duhet të vazhdojë në atë krah, apo është për emergjencë?

Besoj se vetëm për sot. Godfrei do bashkohet së shpejti, edhe Gligorov do kthehet nga dëmtimi.

Related posts

Igli Tare flet për “yllin” e ekipit: Dua që ai të reflektojë

Sadik.Autor

Benzema drejt Arsenalit, Reali bën ‘goditjen’ e madhe të merkatos

Q.Autor

FUTBOLLISTI I TIRANËS I PAFAT/ Dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi me Kombëtaren mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment