Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA MË LART MORALISHT”/ Flet portieri Alban Hoxha: Fitojmë derbin dhe hapim…

Alban Hoxha mendon se nëse Partizani fiton këtë takim me Tiranën, ekipi i tij do të hapë një faqe të re këtë sezon.

Në një prononcim për “Rtsh”, gardiani i të kuqve pranon se Tirana është më lart moralisht, për herë të parë, por i bën thirrje shokëve të tij të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje.

DERBI – Sfidë delikate, tifozët dhe opinioni e ndjekin shumë këtë takim. Megjithatë, klasifikimi ka treguar se nuk ka rëndësi, por dëshira për fitore. Kemi më shumë dëshirë për 3 pikë.

NGA VJET – Tirana është forcuar, por tani ndeshjet e vështira vijnë për çdo ekip. Tani do shihet edhe Tirana më qartë, gjendjen e saj. Hera e marë që ata janë më mirë moralisht se ne. Duhet të japim të gjithë më të mirën në këtë takim.

BATHA – Të gjithë duan të fitojnë. Nuk më ka pëlqyer të jap deklarata para ndeshjes, kam folur gjithmonë pas derbeve. Bathës i them se do flasim pas ndeshjes.

ECURIA – Nuk e kemi nisur mirë, kanë qenë momente jo të mira. Derbi nëse fitohet, hap një faqe të re për sezonin. Fitorja na jep optimizëm për të ardhmen.

Related posts

YLLI BRAZILIAN KA NDRYSHUAR/ Neymar i habit të gjithë me veprimin e fundit

Delo.autor

SPORTISTI SHFRENON FANTAZINË/ Atleti pret finishin në mënyrë të PABESUESHME duke…(VIDEO)

Isa.Autor

AJAX-JUVENTUS/ Zonja e Vjetër” shpëton prej CR7, holandezët nuk falin

Delo.autor

Leave a Comment