Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA MERR LAJMIN E KEQ PARA DERBI/ Rrezikon të mungojë në sfidën ndaj “Demave” mesfushori…

Idriz Batha rrezikon të mos luajë kundër Partizanit ditën e diel pasi u dëmtua ditën e djelë në sfidën kundër Kukësit.

Më saktë, shanset që ai të jetë në fushën e lojës kundër të kuqve, janë shumë të pakta dhe një mrekulli mund ta kthejë në fushën e blertë.

Në fillim u mendua një goditje në kavilje dhe mesfushori luajti të 90 minutat. Dy ditët e fundit ose është stërvitur pak, ose ka bërë pushim. Nga rezultatet e analizave ka dalë se lojtari ka një zgjatje të ligamentit, shkruan panorama sport. Gjithsesi, mesfushori së bashku me mjekun e skuadrës kanë tentuar që të bëjnë stërvitje për të provuar nëse mund të stërvitej rregullisht me grupin.

Pas vrapimeve dhe ushtrimeve pa top për rreth 30 minuta, lojtari është ulur në pankinë dhe mjeku Arzen Voci së bashku me ndihmësin e tij Tedi Maqellara e kanë mjekuar dhe i kanë lidhur këmbën.

Sfida mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet të dielën në “Selman Stërmasi” dhe për bardheblutë, mungesa e Bathës do të ishte një humbje e madhe në mesin e fushës.

Related posts

BARCELONA KËRKON TË “HEQË QAFE” UMTITIN/ I jep ultimatum të gjejë skuadër tjetër deri më 1 korrik

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tekniku Conte bashkohet me Paratici-n në Premier League tek klubi…

Delo.autor

PËRBALLJA DILLIAN WHITE-POVETKIN/ Ring në oborrin e një shtëpie, këtu do të shkruhet historia e boksit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment