Futboll Sport

ZYRTARE/ U largua nga Kukësi, Skënderbeu nënshkruan kontratën 3-vjeçare me … (FOTO)

Faton Xhemaili zyrtarisht është lojtari më i ri i Skënderbeut.

Xhemaili vetëm një ditë më parë u largua nga Kukësi, ndërsa sot i është bashkuar klubit korçar me të cilët ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Xhemaili u transferua te verilindorët në janar të vitit 2019, por luajti vetëm 7 takime në Superiore, për një total prej 181 minutash, duke mos bindur drejtuesit e Kukësit.

Deklarata e plotë e Skënderbeut:

Prej sot, Faton Dzemaili është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu.

Klubi ka konkretizuar sot marrëveshjen me 20-vjeçarin i cili ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Faton Xhemaili luan në krahun e majtë të mbrojtjes ndërkohë që vitin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Fk Kukësi në Kategorinë Superiore.

Related posts

“ZGJEDH BAZUAR NË NDESHJE”/ Flet Valverde: Rakitic? Kur luajti sezonin e kaluar…

Delo.autor

IRONIA THERËSE/ Di Kaprio në stadium, legjenda e Liverpulit gjen mënyrën EPIKE për të TALLUR NEYMARIN

Isa.Autor

Chelsea lëshon pikë serish, barazon me Leicester Cityn në shtëpi

Q.Autor

Leave a Comment