Futboll Sport

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Vritet në pritë futbollisti, i njohur hollandez

Një futbollist holandez është vrarë në një pritë mbrëmjen e së mërkurës në Amsterdam.

Dy burra qëlluan me armë zjarri nga një motoçikletë mbi makinën e futbollistit Kelvin Maynard, e cila më pas u përplas me godinën e shërbimit zjarrfikës.

Policia konfirmoi se 32-vjeçari po udhëtonte me makinë në rajonin Langbroekdreef të kryeqytetit holandez kur u qëllua për vdekje.

Autoritetet kërkojnë ndihmën e dëshmitarëve okularë për gjetjen e dy autorëve, të cilët ia mbathën në një skuter të zi.

Futbollisti holandez me origjinë nga Surinami u zhvendos nga Belgjika ku luante për Royal Antëerp në Britani të Madhe, ku nënshkroi me Burton Albion. Mbrojtësi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte ligën e dytë që në vitin e parë në Angli.

Related posts

DEBUTIMI ME KOMBËTAREN/ Mbrojtësi Çepele: Një emocion i madh, më ndihmon fakti që…

Delo.autor

VENDIMI PERSONAL/ Gjyqtari më i mirë i historisë largohet nga UEFA…

Isa.Autor

TJETËR NDESHJE NË STADIUMIN “AIR ALBANIA”/ Tirana kërkon mendimin e tifozëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment